LAJMI I FUNDIT:

Rastet e ngacmimeve seksuale në Prishtinë, raporti 24 orësh i Policisë

Rastet e ngacmimeve seksuale në Prishtinë, raporti 24 orësh i Policisë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24 orësh lidhur me disa raste të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale.

Në raportin e Policisë janë raportuar tri raste që ndërlidhen me sulmet dhe ngacmimin seksual.


Prishtinë 05.09.2022 – 11:30. Më 08.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 08.09.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 04.07.2022 – 20:00. Më 08.09.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/