LAJMI I FUNDIT:

Rastet e helmimit në Gostivar janë paraqitur me vonesë nga Klinika për Sëmundje Infektive

Rastet e helmimit në Gostivar janë paraqitur me vonesë nga Klinika për Sëmundje Infektive

Dy rastet e vdekjes nga helmimet me ethet hemorragjike, Klinika për Sëmundje Infektive nuk i ka paraqitur menjëherë tek institucionet kompetente, edhe pse ligji urdhëron që një gjë e tillë të bëhet në afat prej 24 orëve.

Këtë për Nova TV e kanë vërtetuar edhe nga Instituti për Shëndet Publik. Dy rastet e vdekjes së 50-vjeçarit dhe djalit të tij 23-vjeçar nga Simnica e Gostivarit, Klinika për Sëmundje Infektive me shkrim i ka paraqitur më 28 korrik, edhe pse babai ka ndërruar jetë më 24 korrik, ndërsa djali më 26 korrik.


Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se nga Klinika për Sëmundje Infektive nuk kanë marrë asnjë njoftim, as me gojë as me shkrim.

Ekspertët nga Instituti për Shëndet Publik thonë se Klinika së pari është dashur ta njoftojë Qendrën për Shëndet Publik në Gostivar. Ndërsa epidemiologu përgjegjës në këtë qytet thotë se ai është njoftuar me gojë më 26 korrik, por jo nga Klinika, por nga kolegët e Institutit.

Për dallim nga Instituti dhe Qendra për Shëndet Publik në Gostivar, kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe para disa ditësh ish-drejtor i Klinikës për Sëmundje Infektive, Zvonko Milenkoviq, thotë se rasti është paraqitur në 24 orët e para.

Dy pacientët ndërruan jetë në dy ditë të ndryshme. Fat në fatkeqësi është se sëmundja nuk transmetohet nga njeriu në njeri, përndryshe mund të kishte pasoja katastrofale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori