LAJMI I FUNDIT:

Raste të shumta në ORL kur fëmijët gëlltisin gjëra të rrezikshme, drejtori Hajdin Thaqi thirrje prindërve për kujdes

Raste të shumta në ORL kur fëmijët gëlltisin gjëra të rrezikshme, drejtori Hajdin Thaqi thirrje prindërve për kujdes

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm prindërit ë një fëmije nëntë muajsh të nacionalitet serb ishin drejtuar Klinikës së Otorinolaringologjisë në QKUK për të kërkuar ndihmë pasi që fëmijës së tyre i ka ngecur ën fyt një kokërr fasule.

Drejtori i kësaj klinike, Hajdin Thaqi tha për RTV Dukagjinin se fëmija ishte sjellë në gjendje shumë të rëndë, pasi që fasulja kishte filluar të bymehet nga sasia e lëngjeve trupore.


“Fara e fasules është bymyer dhe pothuajse në tersi e ka bllokuar fasulen e djathtë, kështu që fëmija ka funksionuar vetëm me mushkërinë e majtë. Procedura e ndërhyrjes ka qenë me rreziqe, por për fat e gjitha ka kaluar mirë dhe fëmija është jashtëzakonisht mirë. Në konsultë edhe me pediatrin e kemi liruar në shtëpi”, ka deklaruar Hajdin Thaqi, përcjell Telegrafi.

Thaqi thotë se një raste tjetër vështirë i menaxhueshëm ka qenë kur është paraqitur në klinikë një fëmijë që kishte aspiruar një trup metalik.

“Një fëmijë shtatë muajsh kishte aspiruar një trup metalik. Edhe te ai kemi realizuar ndërhyrje të suksesshme duke shpëtuar jetën e fëmijës.

Drejtori i Otorinolaringologjisë thotë se ka edhe raste të shumta kur intervenimi i mjekëve nuk ka pasur sukses dhe fëmijët kanë humbur jetën për shkak të gëlltitjes së gjësendeve të ndryshme.

Ai apelon tek prindërit që të kenë kujdes me ushqimet dhe objektet e ndryshme sidomos tek moshat pediatrike./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori