LAJMI I FUNDIT:

Raste të reja të helmimit në Gostivar

Raste të reja të helmimit në Gostivar
Foto: Arkiv

Në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit janë paraqitur pesëdhjetë raste të reja të personave me simptoma të vjelljes, diaresë dhe temperaturë të lartë. Me këtë, numri i personave të helmuar u ngrit në 500. Pas terapisë së pranuar, ata janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Autoritetet thonë se gjendja ndiqet, por rekomandojnë të mos pihet ujë nga çezmat, deri sa të vërtetohen shkaqet e sakta të helmimeve. Analizat fillestare të kryera në Gostivar, kanë treguar rezultate normale, por për shkak të besueshmërisë së rezultateve janë dërguar mostra të reja për analizë në Institutit për shëndet publik në Shkup dhe pritet të jenë gati oër disa ditë./Telegrafi/