Rasti i 19 vjeçares në Mitrovicë, Policia arreston të fejuarin e saj si i dyshuar për shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje

Të premten në Mitrovicë është gjetur pa shenja jete një 19 vjeçare në Mitrovicë, ndërsa sot Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar të fejuarin e saj për shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Shtytje në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje- Fshati Vinarc i Epërm, Mitrovicë 08.09.2022-18:10. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i fejuari i viktimës femër kosovare), pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të lart-cekur”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/09/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































