LAJMI I FUNDIT:

Rashiti tregon cilat drejtori i takojnë PDK-së në Gjilan

Rashiti tregon cilat drejtori i takojnë PDK-së në Gjilan

Tashmë Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisë në Gjilan.

Pozita e nënkryetarit të komunës dhe katër drejtori i takojnë Partisë Demokratike të Kosovës.


Drejtoria për buxhet dhe financa, Drejtoria për zhvillim ekonomik, Drejtoria për bujqësi dhe ajo e Shëndetësisë janë katër drejtoritë që do të udhëhiqen nga PDK përgjatë katër viteve të ardhshme.

Kështu bëri të ditur për KosovaPress, ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Riad Rashiti.

“Pozitën e kryesuesit i takon Vetëvendosjes, ndërsa pozitën e nënkryetarit na takon neve si PDK, por ende nuk kemi vendosur emrin. Kemi ehe katër drejtori prej 12 sa janë. Kemi marrë drejtorinë për Buxhet dhe financa. Për Zhvillime Ekonomik, Bujqësisë dhe Shëndetësisë”, tregoi Rashiti për KosovaPress.

Për këtë marrëveshje ka folur për KosovaPress edhe Ismajl Kurteshi nga Vetëvendosje.

Sot në ora 15:00, do të mbahet mbledhja urgjente e thirrur për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendin Komunal në Gjilan. Në raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtura me 14 nëntorit, Alban Hyseni ka marrë votat e mjaftueshme për të udhëhequr me këtë komunë, por jo të zgjedhë kryesuesin e vetme pa partitë tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori