LAJMI I FUNDIT:

Rashiti: Haradinaj ta suspendojë taksën sepse ia ka arrit qëllimit që Amerika të jetë e involvuar

Rashiti: Haradinaj ta suspendojë taksën sepse ia ka arrit qëllimit që Amerika të jetë e involvuar

Vendosja e taksës gati dy muaj më parë, për produktet nga Serbia dhe Bosnja nga Qeveria Haradinaj, ka nxitur reagime të shumta.

Kjo ka bërë që të ketë mospajtime brenda për brenda koalicionit. Njohësi i çështjeve politike, Naim Rashiti ka thënë se politika po dramatizon pa nevojë, dhe se kryeministri Haradinaj duhet ta suspendojë taksën.


Rashiti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Haradinaj ia ka arritur qëllimit, që Amerika të jetë e involvuar dhe tani më SHBA-të janë më të involvuara se kurrë.

Postimi i plotë:

Politika po dramatizon pa nevoje… Skena politike dhe liderët janë te ndërtuar tani me qe te dramatizojnë politiken dhe shkaktojnë debate dhe dëme përtej agjendës….. Politika e prirur te shkaktoje kriza ne çdo moment…

Peng nga grupet dhe interesat e njerëzve te fuqishëm ne politike, institucione, agjenci e borde te pavarura, ndërmerrje publike e sindikata, liderët po dramatizojnë zhvillimet rreth dialogut dhe marrëdhënieve me miqet, vizave etj.

Dialogu me Serbinë duhet te trajtohet si proces politik i cili mund te ketë epilog por me shume gjase edhe mund te mos ketë. Liderët duhet te flasin hapur për opsionet dhe qëndrimet e Vendeve kryesore dhe bisedojnë me vete se çka duan nga ky proces.

Kryeministri Haradinaj duhet te suspendoj taksen sepse ka arrite qëllimin, qe Amerika te jete e involvuar dhe tani me SHBA-te janë me te involvuara se kurrë….

Konferenca për përmbylljen e dialogut me Serbinë është menduar para një viti, fillimisht e propozuar dhe ofruar nga Presidenti Macron, por ajo do te mbahet vetëm nëse dialogu avancon dhe për këtë ende nuk dihet. Prandaj kërkesa e kryeministrit është ne kuadër te diskutimeve ndërkombëtare për këtë teme dhe asgjë kercenuese.

PDK dhe AAK duhet ta stabilizojnë qeverinë dhe merren me buxhetin, grevat e reformat dhe nëse se bashku me partie tjera dhe LDK e VV te bisedojnë për dy temat e mëdha…
Sot nuk ka asgjë me te rëndësishme se kalimi i buxhetit, arsimi, shëndetësia dhe reformat.

Nese subjektet duan te shkojnë ne zgjedhje atehere te ulem për tri tema: dialogun me Serbinë, reformat për reformimin e sistemit politik dhe administratës publike, ligjin për qeverinë, rregulloren e kuvendit dhe zgjedhjet.

Por nuk mund te bie qeveria për shkak te mungesës se vullnetit për reforma, krizave te brendshme apo debatit për tema te cilat shkojnë përtej agjendës dhe mandatit te një shumice te thjeshte parlamentare.

Për mos me ndodh kjo ne te ardhmen një pakete e gjere e qeshtjeve duhet te zgjidhet…

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori