LAJMI I FUNDIT:

Raportohet se Rusia ka përdorur armë kimike në Ukrainë – vijnë reagimet nga Britania e Madhe dhe SHBA

Raportohet se Rusia ka përdorur armë kimike në Ukrainë – vijnë reagimet nga Britania e Madhe dhe SHBA

Ka pasur “raportime se forcat ruse mund të kenë përdorur agjentë kimikë në një sulm ndaj popullit të Mariupolit”, ka shkruar në Twitter, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

“Ne po punojmë urgjentisht me partnerët për të verifikuar detajet. Çdo përdorim i armëve të tilla do të ishte një përshkallëzim i pashpirt në këtë konflikt dhe ne do të mbajmë përgjegjës [presidentin rus Vladimir] Putin dhe regjimin e tij”, ka thënë Truss, përcjell Telegrafi.

Një deklaratë e tillë vjen menjëherë pasi luftëtarët nga regjimenti Azov i Ukrainës që mbrojnë Mariupolin thanë të hënën se trupat ruse “përdorën një substancë helmuese me origjinë të panjohur kundër forcave dhe civilëve ukrainas” në qytetin port të rrethuar jugor.


Zelensky: Rusët lanë mina kudo
Lexo po ashtu Zelensky: Rusët lanë mina kudo

Sidoqoftë, ajo nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimin e saj.

Petro Andryushchenko, një ndihmës i kryebashkiakut të Mariupolit, shkroi në kanalin e tij Telegram se raportet për një sulm kimik nuk ishin konfirmuar dhe se ai priste të jepte sqarime më vonë.

E Pentagoni bëri të ditur se SHBA ishte në dijeni të “raporteve të mediave sociale” në lidhje me pretendimin e forcave ruse duke përdorur një municion të mundshëm kimik në Mariupol, por gjithashtu bëri të qartë se ishte i pakonfirmuar.

Gati dy të tretat e fëmijëve të Ukrainës janë larguar nga shtëpitë e tyre, thotë UNICEF
Lexo po ashtu Gati dy të tretat e fëmijëve të Ukrainës janë larguar nga shtëpitë e tyre, thotë UNICEF

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, John Kirby tha: “Ne nuk mund ta konfirmojmë në këtë moment dhe do të vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër”.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e preku këtë çështje në fjalimin e tij të hënën vonë.

Rusia nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje ndërsa zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas kanë akuzuar Moskën për planifikimin e përdorimit të armëve kimike në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit, por asnjë sulm i tillë nuk është vërtetuar. /Telegrafi/