Raportohet se është arrestuar Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara

Një ngjarje e bujshme ka ndodhur ditën e djeshme në Vorë, ku policia ka vënë në pranga Roxhensa Kapuranin, 39 vjeçe, e njohur edhe me emrin Marina Fara – vajza e këngëtares së njohur shqiptare Eli Fara.
Sipas A2 CNN Television, arrestimi u krye nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas një kontrolli fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë.
Gjatë kontrollit, sipas burimeve zyrtare, asaj iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë.

Materialet hetimore i janë kaluar tashmë Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja rreth çështjes.
Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e publikut, jo vetëm për shkak të natyrës së saj, por edhe për faktin se personi i arrestuar është vajza e një prej artisteve më të dashura për publikun shqiptar, Eli Fara. /Telegrafi/












































