Testimet klinike braziliane për një vaksinë kineze për coronavirus janë pezulluar pasi autoritetet kanë raportuar për një “incident të rëndë”.
Qendra rregullatore për shëndetësi në Brazil, Anvisa, ka thënë se incidenti është regjistruar më 29 tetor, mirëpo nuk ka dhënë më shumë hollësi.
Testimet e fazës së fundit të vaksinës së kompanisë Sinovac janë duke u kryer edhe në Indonezi dhe Turqi.
Deri më tani, asnjëri shtet nuk ka raportuar pezullim të testimit.
Vaksina e kompanisë Sinovac është një prej shumë vaksinave që po testohen në fazat e tyre finale.
Mirëpo Kina veçse ka nisur të imunizojë mijëra persona.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga Sinovac.
Brazili është një prej shteteve të prekura më së keqi nga coronavirusi, meqë ka regjistruar më shumë se 5.6 milionë raste – e treta në renditje botërore pas Shteteve të Bashkuara dhe Indisë.
Autoritetet braziliane kanë raportuar edhe 163,000 viktime, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Dimas Covas, udhëheqës i Institutit mjekësor Butantan, që po kryen testimet në Brazil, u ka thënë mediave lokale se pezullimi i testimeve është bërë për shkak të një vdekjeje.
Megjithatë, ai ka insistuar se vdekja nuk ka qenë e lidhur me vaksinën, raporton agjencia e lajmeve, Reuters. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre