LAJMI I FUNDIT:

Raportimi i Bislimit në Komision, Kadiu: Mbledhja dështoi për shkak se nuk pati kuorum

Raportimi i Bislimit në Komision, Kadiu: Mbledhja dështoi për shkak se nuk pati kuorum

Raportimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane ka dështuar të mbahet sot.

Sipas opozitës, mbledhja ka dështuar të mbahet për shkak se nuk ka qenë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, mirëpo këshilltari i Besnik Bislimit, Klisman Kadiu ka deklaruar se mbledhja ka dështuar për shkak të kuorumit.

Kadiu në Facebook ka shkruar se mbledhja ka dështuar të mbahet për shkak se nuk ka pasur kuorum, transmeton Telegrafi.


“Mbledhja e paraparë për raportim të zëvendëskryeministrit Bislimi para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, nuk u mbajt për shkak se nuk pati kuorum. Jo sepse nuk shkoi zëvendëskryeministri Bislimi. Ai pikërisht nuk ishte prezent, sepse nuk kishte kuorum”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shtuar se “zëvendëskryeministri Bislimi nuk ka refuzuar asnjëherë të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian”.

Bislimi nuk shkon për të raportuar në Komision, deputetët e PDK-së vendosin disa fotografi të tij duke hedhur shishe
Lexo po ashtu Bislimi nuk shkon për të raportuar në Komision, deputetët e PDK-së vendosin disa fotografi të tij duke hedhur shishe

Ndryshe, anëtarë të Komisionit për Integrim Evropian nga radhët e opozitës deklaruan sot se zëvendëskryeministri Bislimi nuk ka shkuar në raportim.

Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të enjten ka konfirmuar ardhjen në Komision dhe se ishte datë e caktuar vet nga zëvendëskryeministri.

“Sot e pamë që kjo mbledhje ka qenë e qëllimshme ku nuk ishin prezentë as deputetët e pozitës. Qëllimi i këtij takimi ka qenë të vijë zëvendëskryeministri dhe të na njoftojë lidhur me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës sepse ne si komision ende nuk e kemi listën e projekteve….”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori