LAJMI I FUNDIT:

Bislimi nuk shkon për të raportuar në Komision, deputetët e PDK-së vendosin disa fotografi të tij duke hedhur shishe

Bislimi nuk shkon për të raportuar në Komision, deputetët e PDK-së vendosin disa fotografi të tij duke hedhur shishe

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi nuk ka shkuar sot për të raportuar në Komisionin për Integrim Evropian, ashtu siç ishte caktuar.

Kështu bën të ditur në një konferencë për media anëtarë të Komisionit për Integrim Evropian nga radhët e opozitës. Deputetët e PDK-së vendosën edhe disa fotografi të Bislimit duke hedhur shishe në seancën e javës së kaluar.

Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të enjten ka konfirmuar ardhjen në Komision dhe se ishte datë e caktuar nga vet zëvendëskryeministri.


“…Por, sot e pamë që kjo mbledhje ka qenë e qëllimshme ku nuk ishin prezentë as deputetët e pozitës. Qëllimi i këtij takimi ka qenë të vijë zëvendëskryeministri dhe të na njoftojë lidhur me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës sepse ne si komision ende nuk e kemi listën e projekteve….”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Ndërkaq, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu tha se po shpërfaqet marrëzia e pushtetit që po ikë pozitës.

“Sot nuk ishte për të raportuar sepse e gjitha që ka bërë kjo qeveri janë skandalet e panumërta, pozicioni më i keq i Kosovës në raport me partnerët e saj, dëme në kurriz të qytetarëve…”, tha ajo.

Deliu tha se Kosova është më keq se kurrë nga brenda, e më e izoluar se kurrë nga jashtë, raporton Telegrafi.

“Sa më herët ky pushtet e liron detyrën e kemi zgjedhje do të jetë lajm i mirë për Kosovën”, tha ajo.

Ndërkaq, Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se kjo është qeveria më jotransparente në raport me dialogun.

“Mungojnë deputetët e mazhorancës dhe zëvendëskryeministri që vet e ka caktuar orën e datën dhe nuk ka ardhur për të raportuar… Kjo qeveri nuk ka legjitimet dhe duhet të shkojë në shtëpi…”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori