Memorie.al publikon raportin sekret të Sigurimit të Shtetit i realizuar nëpërmjet Drejtorisë së Zbulimit, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme (Drejtoria e V-të) i cili mban datën 15 maj 1972, ku agjentët e shërbimit të fshehtë survejuan, përgjuan dhe incizuan (me teknikë operative) të gjitha bisedat e aktorit të famshëm shqiptar nga Kosova, Bekim Fehmiu, gjatë periudhës trejavore që ai qëndroi në Shqipëri.
Raporti i Sigurimit të Shtetit për Bekim Fehmiun është si më poshtë:
“1. Për sa i përket qëndrimit të serbëve ndaj Kosovës, ai kish një urrejtje të madhe për të gjithë trajtimin që u është bërë kosovarëve, burgosjen e të jatit etj, nga serbofilët. Bekim Fehmiu tregoi mjaft raste të formave të ndryshme provokime dhe vrasjesh në mas të familjeve të tëra kosovare nga serbët.
‘Njerzit e qeverisë, tha ai, lajmëronin se ata që duan të kthehen në Shqipëri, le të regjistrohen. Gjendeshin plot njerz patriot dhe njëkohësisht naivë, që binin në këtë kurth. Familjet e regjistruara i merrin veç e veç me kamion dhe ato zhdukeshin’.
Duhet pranuar se ai ushqen iluzion për Titon dhe reformat e tij të fundit duke ja atribura çdo të keqe a gabim lidhur me Kosovën, Rankoviçit dhe pasuesëve të tij. Kurse simbas tij nuk ka patur dijeni dhe Pleniumi i IV-të deri diku i rregulloi punët. Nga përshtypjet e këtyre ditëve, deri diku mund të mendohet se po të ketë një informim më të mirë, është i prirur që të kuptojë drejt kontraditat ideologjike. Në biseda të ndryshme në rreth shumë të ngushte njerzish, përdornin si argument vetëm faktet që tregonte ai, Bekimi tha; sigurisht gjithë këto gjana nuk mund të jenë ba pa dorën e tij (Titos) …dihet ajo se ‘peshku qelbet nga koka’.
Bekim Fehmiu kishte mendimin se Ansambli ynë duhet të shkojë patjetër në Jugosllavi dhe të japë shfaqje kudo, se është një ansambël i mrekullueshëm. Ai kishte dijeni lidhur me marrëveshjet kulturale midis vëndit tonë dhe Jugosllavisë. (me sa duket këtë ja kishin thënë në ambasadën jugosllave, ku shkoi dy herë gjatë kohës që qëndroi këtu).
Për çështjen e marrëveshjes kishte mendimin se, pavarësisht se pala jugosllave nuk ishte dakort që në marrëveshje të theksohej çështja e Kosovës, do të ishte mirë që të ishte nënshkruar dhe pastaj të gjendeshin mënyra me zgjuarsi për të ndihmuar Kosovën. (këtë mendim e ka shfaqur në bisedat me shokët J. Mato. K. Obdari. E. Oktrova, dhe T. Bozo).
2. I dëshiruar për emrin e mirë të Shqipërisë në të gjithë botën, mendon se ne duhet të çajmë më filmat dhe artin tonë në Europë. Për këtë ai u shpreh: ‘Europa do të dijë për Shqipërinë, prandaj duhet të çani me guxim me filmat tuaj. Mendimi se filmat tuaj janë të mirë nuk është vetëm i imi, por edhe i kolegëve të tjerë’… ‘Më ka imponuar thjeshtësia e temave dhe trajtimi i tyne’… ‘Duhet të keni kujdes çështjen e ndërtimit dramaturgjik dhe të skenarit’…. ‘Filmat të kenë më shumë ritën dhe dinamizëm’… ‘Mendoj që filmat duhen të largohen sa më shumë nga pllakataizmi dhe agjitacioni, të jenë sa më jetësorë dhe emocionalë’.
3. Gëzohej kur shikonte në muzeumet tona që pasqyrohej lufta dhe historiku i Kosovës, por mendonte: ‘Dhe ky nuk është vetëm mendimi im, thosh-që duhet t’i jepet më tepër vënd propagandimit të historisë dhe Kulturës së Kosovës, sepse kjo do të na gëzonte së tepërmi’. Nga ana tjetër çmonte kujdesin tonë për të ruajtur Kosovën dhe kosovarët, kujdesin për të mos i dhënë shkas, shpërthimit të ndjenjave dhe persekutimeve nga ana e shovinistëve serbë.
Ai shprehte një farë dyshimi lidhur me përkrahjen dhe lirinë që i është dhënë Kosovës, sepse thoshte ai: ‘serbët gjithmonë kanë qenë dinakë’.
4. Bekim Fehmiu mendon se për të mirën e teatrit dhe artit Kosovar, do të ishte e nevojshme të vinin për studime në Institutin e Arteve, 4-5 studentë kosovarë. Kjo do t’i paiste ata me kulturë e disipline të vërtetë pune.
5. Gjatë vizitës në Krujë, në përgjithësi mbeti shumë i kënaqur, por pati vërejtje lidhur me ndërtimet e reja të cilat janë krejt në kundërshtim me stilin e ndërtimeve të këtij qyteti muze. Veçanërisht pati vërejtje lidhur me arkitekturën e Muzeut të Skënderbeut që është ngritur në kala.
6. Duke udhëtuar nëpër Shqipëri i bëri përshtypje jo të mirë, dhe këtë e shprehu sinqerisht, fakti se nëpër fusha punonin kryesisht gratë dhe vetëm pak burra.
7. Ishte i etur të shikonte që në çdo qytet të valviteshin sa më shumë flamurë kombëtarë. Veçanërisht, tha: flamurë duhet të valëviten në Kalanë e Krujës, në Gjirokastër, në Tiranë, etj. Prandaj kur vajti në Vlorën e zbukuruar me flamuj të shumë kombëtarë me rastin e festës, u kënaq pa masë. ‘… Tani po më ngopet syri dhe zemra dhe po e ndjej vehten tamam në Shqipëri’.
8. Në çdo bisedë tregohej i gatshëm për të luajtur në ekranin dhe filmat tanë, por nuk jepte përgjigjie për vepra konkrete. Kjo ndoshta se nuk e njeh literaturën tonë pas çlirimit. Kur u largua ju dhuruan disa libra si ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, ‘Përsëri në këmbë’, ‘Kështjella’, etj. Nga biseda rezultoj se ëndrra e tij ishte të luaj në film, rolin e Skënderbeut.
9. Tha se nëna dhe motra e tij kanë kërkuar që të vijnë në Shqipëri, por ai shprehu shqetësimin nëse do t’i dalë shpejt viza ose jo. Mbasi ‘nënën e kam plakë’ – thoshte – ‘dhe ajo nuk dëshiron të vdesi pa e parë njëherë nënën Shqipëri’.
10. Bekim Fehmiu shprehu dëshirën që të punonte vullnetarisht një ditë në aksion me goditje të përqëndruar (dhe theksoi; gjithë ditën).
11. Në bisedën që pati me punonjësit e teatrit mbas shikimit të provave të dramës “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, natën e fundit pera nisjes ai tha: ‘…Më bëhet zemra mal që jam midis jush’, pastaj mbasi bëri disa vërejtje profesionale dhe shfaqi dëshirën që të luaj së bashku me aktorët tanë, përfundoi: ‘Në këtë zëmrën time të vogël, do të mundohem t’u përfshij të gjithëve’.
Tiranë, më 15 maj 1972
Drejtoria e V-të e Ministrisë së Punëve të Jashtëme” (sic.)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Romy Schneider, ylli tragjik i kinemasë
Shkupi i shekullit XVII, sipas udhëpërshkruesit të famshëm osman
Marko Boçari dhe Lleshi i Zi: Kush është heroi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles