Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu do të ftohet në interpelancë në Kuvendin e Kosovës. Deputetët do të kërkojnë përgjigje nga ai rreth raportit të Komisionit Evropian, për fushën e sigurisë në Kosovë.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në të cilën gjithashtu u vendos që të ftohet për raportim në komision edhe ministri i Mbrojtjes dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës.
Kryetarja e komisionit, Fatmire Kollçaku tha se përmes interpelancës do të kërkojnë përgjigje nga ministri Brendshëm, lidhur me vërejtjet e adresuara në Raportin e Komisionit Evropian për fushën e sigurisë.
“Ne kemi pasur probleme që ta kemi ministrin këtu dhe pikërisht kjo ishte arsyeja, meqenëse nuk jemi komision i përhershëm, jemi komisioni funksional, që ne ta ftojmë ministrin në interpelancë, megjithatë ne kemi arritur t’i mbledhim gjashtë nënshkrime të deputetëve të këtij komisioni për ta ftuar ministrin e Punëve të Brendshme në interpelancë. Meqenëse kërkojmë përgjigje, sot nuk po e diskutojmë por ne kërkojmë përgjigje konkrete rreth vërejtjeve të raportit për vendin”, tha ajo.
E deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu kërkoi që në takimin e radhës, i ftuar të jetë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës.
“Ne kemi bërë disa herë përpjekje për të ftuar ministrin e rendit, Agim Veliu, dhe e kemi të pamundur ta kemi në komision. Konsideroj se tashmë janë pjekur të gjitha kushtet që ne ta kemi në komision ushtruesin e detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës. Kemi raportime gjithandej Kosovës për shumë gjetje, për shumë shkelje të Policisë së Kosovës, dhe është mirë të vijë të na raportojë direkt, ne të informohemi prej dorës së parë dhe jo prej mediave për çdo gjë që po ndodh me Policinë e Kosovës”, tha ajo.
Me propozim të deputetit Bekë Berisha, komisioni është pajtuar gjithashtu që të shkojë për vizitë në Akademinë e Kosovës për Siguri në Vushtrri.
Në këtë mbledhje u vendos edhe që ministri i Mbrojtjes, Anton Quni të ftohet për raportim në komisionin për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës.
Këtë vendim komisioni e mori pas pranimit të raportit të auditorit për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2019, në të cilin ishte adresuar disa vërejtje.
Deputeti Elmi Reçica tha se ministria duhet të zbatojë rekomandimet e auditorit.
“Nuk kemi çka e diskutojmë çështjen e auditorit, ne vetëm mundemi të kërkojmë që ministria përkatëse t’i zbatojë ato. Ai është institucion i pavarur dhe ne normal që duhet ta marrim si të mirëqenë dhe njëkohësisht me mbikëqyrë sa po i zbatojnë ato rekomandime”, tha ai.
Deputeti Mefail Bajqinovci tha se raporti i auditorit flet për probleme serioze në Ministri të Mbrojtjes dhe në FSK, duke përmendur mungesën e shërbyesve civilë në punë.
Në mbledhjen e sotme komisioni votoi për të proceduar në seancë projektligjin për plotësim dhe ndryshimin e ligjit për letërnjoftim. /KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën