LAJMI I FUNDIT:

Raporti i ekspertizës thotë se dy policët u vetëaksidentuan

Raporti i ekspertizës thotë se dy policët u vetëaksidentuan

Dy policët Armend Trena dhe Malësor Dashi sipas raportit të ekspertizës së komunikacionit janë vetë aksidentuar.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.


Jashari ka thënë se kanë marrë raportin e ekspertizës dhe ai thotë se policët të cilët ranë në lumin Lepenc u vetë aksidentuan.

“Po kemi marrë raportin e ekspertizës. Sipas raportit gjendja e automjetit ka qenë në rregull nuk ka pasur probleme. Po ashtu në raport thuhet se rasti ka qenë vetë aksident”, tha Jashari për KALLXO.com.

Në anën tjetër kryeprokurori Jashari është duke pritur edhe raportet e autopsisë së dy policëve të aksidentuar më 28 prill të muajit të kaluar.

“Jemi duke pritur raportet e autopsisë, janë disa procedura dhe se ende nuk janë kryer raportet”, tha Jashari më tutje.

Më 28 prill, dy policë u shpallen në kërkim pasi ranë në lumin Lepenc pasi u aksidentuan.

Kërkimet për policët filluan menjëherë pasi u njoftuan policia për rastin.

Trupi i Malësor Dashit u gjet në ujërat e lumit Lepenc pas pesë ditë kërkimesh ndërsa trupi i Armend Trenës u gjet në ditën e dhjetë të kërkimeve që po bëheshin në lumin Lepenc më saktësisht në vendin e quajtur ‘Kulla me Qeshme”.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori