LAJMI I FUNDIT:

Raporti i Borrellit për Kosovën, Konjufca: Do të ishte mirë që të tregonte se bankat në veri ishin të Serbisë dhe të paligjshme 

Raporti i Borrellit për Kosovën, Konjufca: Do të ishte mirë që të tregonte se bankat në veri ishin të Serbisë dhe të paligjshme 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano i cili theksoi një ditë më parë se në raportin e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell lidhur me masat ndaj Kosovës mund të përfshihet aksioni i mbylljes së bankave serbe në veri.

Kryeparlamentari Konjufca tha se do të ishte mirë kur Borrell ta shkruajë raportin t’i definojë se çka janë ato, pasi sipas tij, ato janë banka të paligjshme të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"
Lexo po ashtu Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

“Do të ishte mirë kur zoti Borrell ta shkruajë raportin të thotë që këto institucione ishin banka të paligjshme të Serbisë në Kosovë. Është mirë me i dhënë definicionin se çka janë ato, kështu ishin ato ishin banka të Serbisë në Republikën e Kosovës, si të tilla nuk mendoj që janë të lejueshme dhe duhet të trajtohen ashtu siç e trajton ligji. Ligji thotë se ato duhet të mbyllen”, ka potencuar ai.


Masat ndaj Kosovës, Stano: Raporti i Borrellit ende po finalizohet
Lexo po ashtu Masat ndaj Kosovës, Stano: Raporti i Borrellit ende po finalizohet

Ndryshe, një ditë më parë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell është duke finalizuar raportin rreth hapave që ka ndërmarr Kosova për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga BE-ja.

Ai tha se në këtë raport mund të përfshihet edhe aksioni i Kosovës për mbylljen e bankave në veri, banka këto që operonin ilegalisht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori