LAJMI I FUNDIT:

Raporti i Avokatit të Popullit, deputetët kritikojnë mospraninë e tij në seancë

Raporti i Avokatit të Popullit, deputetët kritikojnë mospraninë e tij në seancë

Deputetët po e shqyrtojnë raportin vjetor financiar të Avokatit të Popullit për vitin 2017. Kryetari i Komisionit për Financa Publike, Lumir Abdixhiku ka theksuar se raporti është i mirë dhe thuhet se financat janë menaxhuar mirë dhe nuk ka pasur tejkalime të planifikimeve.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lirije Kajtazi theksoi se raporti i Avokatit prezanton të gjeturat të cilat vazhdojnë të jenë shqetësuese, pasi sipas saj, bartën shumë rekomandime nga viti në vit duke mos pasur përkujdesjen e institucioneve që t’iu përgjigjen atyre qysh e kërkon ligji.


“Vazhdon me qenë shqetësim zvarritja e procedurave në gjykata me një mesatare të theksuar deri në tetë vite e cila flet edhe për nivelin e zbatimit të ligjit në Kosovë dhe po ashtu avokati i popullit evidenton çështje të cilat edhe më herët kemi prezantuar si domosdoshmëri e punës dhe obligimeve edhe të këtij Kuvendi edhe institucioneve”, ka theksuar Kajtazi.

Ajo shtoi se edhe mbrojtja e fëmijëve është shqetësuese, pasi ka rritje të prekjes së fëmijëve nga narkomanët edhe në moshën 12 vjeçare dhe fatkeqësia është edhe më e thellë se edhe 9 vjeçarët janë prekur nga narkomanët.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mexhide Mjeku-Topalli tha se ky raport prezanton problemet që kanë nevojë për përmirësime në të ardhmen.

“Në rastet e paraqitura në këtë raport është pasqyruar puna e institutit të Avokatit të Popullit sikundër edhe të vëmë gishtin mbi dukuritë abuzive. Përtej  kësaj Avokati synon të qartësoj rrugët që duhet ndjekur për të krijuar kulturën e shërbimit cilësor dhe të ndershëm ndaj qytetarëve. Raporti vjetor përmban refleksionet tona për çështjet më të rëndësishme të prezantuara gjatë vitit si dhe evidenton probleme që kanë nevojë për përmirësime në të ardhmen”, u shpreh ajo.

Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), deputeti Sami Kurteshi kritikoi për mos praninë e Avokatit të Popullit për të prezantuar raportin.

“Kjo vërejtje duhet të vlej dhe kërkohet nga Avokati i Popullit që të vijë këtu dhe të raportoj sipas obligimit kushtetues të nenit 135, paragrafi 1. Prandaj kërkoj dhe njëherë që kjo seancë t’i mundësoj Avokatit të Popullit të vij këtu dhe të paraqes raportin vjetor sepse ka të bëjë me gjetjet e shkeljes së shtetit te të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë”, tha Kurteshi.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi ka theksuar se institucionet e Kosovës nuk marrin parasysh rekomandimet e Avokatit të Popullit, por siç tha ai marrin pjesë aktive në shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë.

“Shembull e kemi detyrimin flagrant për të paguar shpenzimet e energjisë elektrike për veriun e vendit, ose për faturat e ujit përmes buxhetit të paguhen edhe për veriun. Edhe në këtë raport vërehet ajo që është pasqyruar bukur shumë që realizmi i të drejtave të njeriut nuk mund të ketë as respektim të drejtave të njeriut ku sistemi i drejtësisë është pran falimentimit”, theksoi Krasniqi.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërine e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu ka ftuar të gjitha institucionet e Kosovës që t’i zbatojnë rekomandimet e Avokatit të Popullit.

“Ajo që mbetet shqetësuese është mos zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga cilido institucion. Ky është shqetësimi që duhet të ngritet dhe unë ftoj gjitha institucionet se mbi të gjitha duhet të shohin me seriozitet dhe t’i zbatojnë rekomandimet e këtij institucioni, ngase nëse nuk zbatohen këto rekomandime bëjnë shkelje të dyfishtë te të drejtave të njeriut”, u shpreh Haxhiu.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli propozoi që të shtyhet kjo pikë për më vonë gjatë ditës në mënyrë që të vijë në seancë edhe Avokati i Popullit.

“Do ta bartim deri këtë pjesë që t’i japim mundësi avokatit të popullit që të vije në seancë. Por në qoftë se e vazhdojmë këtë formë do të jetë secili qysh ta vendos, kush donë vjen pastaj e presim, pastaj e votojmë derisa dëshiron, kush na pëlqen nuk e kritikojmë, kush s’na pëlqen e kritikojmë se s’po na respekton. Keni parasysh nga dita e hënë është ditur, Shkup-Prishtinë është një orë e gjysmë, dy orë punë kanë qenë për të ardhur në Kuvendin e Kosovës për ta paraqitur një raport në Kuvend. Tre ditë konferencë, kjo është çështja e cila le të vazhdoj por mos të mbaj dikush moral brenda kësaj seance se po thyhet rregullorja, s’po respektohet, s’po respektohet Kushtetuta. Kjo pjesë kalon për pikën e radhës”, tha Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori