LAJMI I FUNDIT:

Raporti i autopsisë tha se 39 vjeçarja nga Istogu nuk vdiq nga coronavirusi, flet motra e së ndjerës

Raporti i autopsisë tha se 39 vjeçarja nga Istogu nuk vdiq nga coronavirusi, flet motra e së ndjerës
Motra e së ndjerës, Fatime Salihi

Rezultati i autopsisë i dalë sot tregoi se Sevdije Kukleci nga fshati Lluga e Istogut ka ndërruar jetë një muaj më parë si pasojë e sepsës e jo nga coronavirusi.

Motra e së ndjerës, Fatime Salihi thotë për RTV Dukagjinin se kanë pasur dyshime se Sevdija nuk ka vdekur nga coronavirusi dhe raporti i sotëm nuk është befasi për ta.

“Raportin e autopsisë nuk e kam parë por prokuroria më ka thënë se bashkë me autopsinë është bërë edhe testi i coronavirusit dhe ai ka dalë negativ. Më kanë thënë se hetimet vazhdojnë”.

Fatime Salihu thotë se motra ka pasur dhimbje të lukthit por sipas saj jo në masën sa të humb jetën.

Ajo thotë se motrën e kanë dërguar në Istog për trajtim e që të njëjtit menjëherë e kanë dërguar për Pejë.

“Atje na kanë thënë se e ka lukthin e ngarkuar dhe duhet të kthehet në shtëpi. Kjo ka qenë hera e parë. Herën e dytë i kemi ndjekur hapat e njëjtë dhe kësaj radhe e kanë mbajtur katër ditë në Pejës. Motra rreth orës 1:00 pas mesnate ma ka thirrur në telefon dhe më ka thënë se po e dërgojnë në Prishtinë. Atëherë e kam kuptuar se e ka gjendjen e rëndë”.

Fatime Salihi thotë se mëngjesin e ditës së nesërme e motra e saj është operuar pasi i ka shpërthyer i thati në lukth.

Ajo thotë se dyshimet janë se Sevdije Kukleci nuk është trajtuar si duhet në spitalin e Pejës.

E motra e së ndjerës thotë se nuk e di nga kanë dalë dyshimet për coronavirus pasi që janë bërë 80 teste ri raste të mundshme kontakti dhe asnjëri nga ta nuk kanë dalë pozitiv./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori