LAJMI I FUNDIT:

Range Rover Evoque me shumë elemente të ndryshuara (Foto)

Range Rover Evoque me shumë elemente të ndryshuara (Foto)

Gjenerata e dytë e këtij modeli, dallon shumë nga ajo e mëparshmja

Kur u lansua modeli Evoque, ishte një prej makinave më të kompletuara SUV dhe ka pasur shitje të kënaqshme gjatë kohës sa ishte në treg, andaj Land Rover planifikon ta mbajë një të njëjtin nivel, transmeton Telegrafi.


Në New York Auto Show, është prezantuar ky Range Rover i ri, që në shikim të parë duket se ka pësuar vetëm përditësime të lehta. Mirëpo, nëse shikohet në detaje, vërehet se ka shumë elemente të ndryshuara, shumë më të avancuara dhe teknologji të lartë.

Dritat LED i janë bërë shumë më të holla, rrotat kanë diametër më të madh, kurse dritaret i ka shumë më të cekëta. Enterieri është minimalist, i thjeshtë dhe praktik, ndërsa teknologjia e lartë i mundëson shumë lehtësi shoferit dhe rehati udhëtarëve.

Motori me 2.0litra i Range Rover Evoque, ofron që të prodhojë 246 kuaj fuqi, ndërsa nëse i shtohet edhe motori me 48 voltë, atëherë kuaj fuqitë i rriten në 296 njësi. /Telegrafi/