LAJMI I FUNDIT:

Ramosaj: Shqetësues është largimi i kapitalit njerëzor nga Kosova

Ramosaj: Shqetësues është largimi i kapitalit njerëzor nga Kosova

Vitet e fundit janë larguar mijëra qytetarë nga Kosova për në vendet perëndimore duke kërkuar një jetë më mirë.

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Berim Ramosaj vlerësoi se institucionet e Kosovës duhet të ndërtojnë politika demografike që do të jenë në shërbim të zhvillimit të vendit.


Sipas tij, tani nuk janë duke ikur më vetëm pjesa e popullatës që nuk janë të shkolluar, apo nuk kanë një profesion të caktuar, por të diplomuarit etj.

“Është alarmante ikja e trurit, pra po na ik kapitali njerëzor dhe ky proces është i pandalshëm. Ikja e trurit është problem botëror dhe nuk është problem vetëm i Kosovës. Shteti i Kosovës duhet të stimulojnë bizneset e reja”, tha Ramosaj në RTK.

Ai rekomandoi se shteti duhet të stimulojë edhe me forma të reja bizneset në Kosovë dhe duhet të bëhet një plan pesë vjeçar. Sipas tij ikja e qytetarëve vjen nga shumë faktor.

Ramosaj tha se edhe bizneset në Kosovë duhet të mendojnë për punëtorët e tyre, pasi që si rezulzatë i punëtorëve kanë rritur kapitalin e tyre.

“Duhet të punohet edhe për punëtorët që të kenë përfitime në karrierë, pasi që dukuritë negative ndikojnë tek ikja e trurit”, përfundon Ramosaj. /Telegrafi/