Ramë Lahaj tashmë ka njoftuar për koncertin “Ramë Lahaj&Friends” që pritet të mbahet nesër në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Derisa kanë ngelur vetëm një ditë nga gala koncerti, tenori nga Istogu ka mbajtur një konferencë për media për të folur më shumë rreth përmbajtjes dhe evenimentit madhështor.


Të pranishëm në këtë kanë qenë edhe sopranoja Lana Kos e po ashtu edhe baritoni, Simone Piazzola, që njëherësh do jenë shoqërues të artistit.

227987120 156356276606279 3861946145708825604 n Ramë Lahaj në një konferencë për media në Prishtinë

Këtë radhë të ftuar janë miqtë e artistë nga më të mirët e botës së operës, e në anën tjetër organizimi u bë edhe për shkak të mërgatës duke qenë se një pjesë e madhe ndodhen në vendlindje.

Siç ka theksuar tenori, biletat janë pa pagesë dhe ato mund t’i merrni pranë biletarisë së Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Me sukseset e jashtëzakonshme të Lahajt në botë, nuk ka dyshim se do jetë një mbrëmje e paharrueshme.

Më poshtë ua sjellim disa pamje nga konferenca e tenorit të mirënjohur:

228791788 375401643949606 1247944114315920631 n Ramë Lahaj në një konferencë për media në Prishtinë

227763169 626572588323162 8961332145912271254 n Ramë Lahaj në një konferencë për media në Prishtinë

228640738 516805042762517 2224104127124862342 n Ramë Lahaj në një konferencë për media në Prishtinë

230164382 535294327755255 228270350769646867 n Ramë Lahaj në një konferencë për media në Prishtinë

/Telegrafi/