LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Zharku të shkarkohet nga çdo funksion, nëse ka shprehur ngushëllime për Lavdrim Muhaxherin

Ramadani: Zharku të shkarkohet nga çdo funksion, nëse ka shprehur ngushëllime për Lavdrim Muhaxherin

Ministri i përfolur për këtë, ka thënë se pas sqarimit nga BIK-u për të pamën për Lavdrim Muhaxherin, tash duhet Qeveria në detyrë të tregojë nëse në këtë të pame ka shkuar ministri në detyrë, Lutfi Zharku.

“Ministri i përfolur për këtë, Lutfi Zharku, duhet të dalë urgjentisht dhe të tregojë vet! Nëse ka shkuar për të shprehur ngushëllime për Lavdrimin, menjëherë duhet dhënë dorëheqje nga funksionet publike”, ka thënë Ramadani.

Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.


“Një mirënjohje për reagimin e BIK-ut.

Një kërkese për Qeverinë në detyrë dhe Ministrin e saj!

Njerëz, kjo nuk është lojë fëmijësh!

Po bëhet fjalë për sinonimin e terrorizmit global, Lavdrim Muhaxherin, që është filmuar me krenari duke prerë koka dhe duke vrarë njerëz.

Vendimi i BIK-ut për shkarkimin e Kryetarit të Bashkësisë Islame në Kaçanik, një vendim meritor pas sjelljes krejtësisht të gabueshme e të pakuptueshme pas lajmit për vrasjen e terroristit, Lavdrim Muhaxheri.

Por, ka diçka më shumë në këtë situatë!

Tash, çka duhet të ndodh me Ministrin e Qeverisë në detyrë që shkoi për ngushëllme për atë terrorist, i cili filmohej duke vrarë e duke prerë njerëz?

Qeveria në detyrë e ka fjalën! Duhet qartësuar çka dhe ku e si!

Ministri i përfolur për këtë, Lutfi Zharku, duhet të dalë urgjentisht dhe të tregojë vet! Nëse ka shkuar për të shprehur ngushëllime për Lavdrimin, menjëherë duhet dhënë dorëheqje nga funksionet publike.

Sjelljet e tilla të gabueshme dëshmojnë për nevojën e rritjes së dialogut nacional për temën konkrete se çka dhe si do të sillen institucionet dhe komuniteti me terroristët e tillë? Me ata që hapur kryejnë krime ndaj njerëzve jashtë Kosovës dhe po ashtu hapur kërcënojnë Kosovën?” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori