LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Shqiptarët e ekuilibruan Maqedoninë

Ramadani: Shqiptarët e ekuilibruan Maqedoninë

Analisti politik dhe njohësi i rrethanave në Maqedoni, Ramadan Ramadani ka thënë se pas zgjedhjeve të djeshme në Maqedoni, shqiptarët kanë fituar shumë, ashtu si edhe Maqedonia.

“Ajo çfarë ka ndodhur, do ta përshkruajë më një fjali “Dje në një Maqedonie të çekulibruar shqiptarët ia kanë dhënë ekuilibrin”. Numri i deputetëvë nuk është qartësuar akoma, mund të ndryshojnë ende shifrat”.


Ramadani që këto deklarata i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se populli maqedonas është në një “okupim të brendshëm”.

“Besoj se një konstatim që duket paska i ashpër, populli maqedonas në raport me shtetin e tij i ndodh një okupim i brendshëm. E dimë ngecjen në proceset euroatlantike dhe problemet me shqiptarët. Kjo është ai ambienti që ka prodhuar këtë gjendje e cila duhet të përmirësohet”.

Njohësi i rrethanave politike në Maqedoni ka thënë se shqiptarët do të jenë vendimmarrës në proceset e Maqedonisë, aq sa do të munden.

“Përpara kishim çekuilibrim që prodhonte situatë të vështirë me forcat politike. Kështu që shqiptarët do të jenë vendimtarë me aq sa kanë”./Telegrafi/