LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Sëmundja epidemike e fruthit në Kosovë ka shënuar rënie (Video)

Ramadani: Sëmundja epidemike e fruthit në Kosovë ka shënuar rënie (Video)

Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Hamdi Ramadani, ka thënë se ka rënie të rasteve të prekura nga epidemia e fruthit në Kosovë, krahasuar me muajt e fundit.

Ai në një intervistë për Telegrafin, ka treguar se gjatë ditës së sotme janë pranuar dy raste të reja në këtë klinikë, ndërsa sipas tij gjithsej janë regjistruar 870 raste me sëmundjen epidemike të fruthit këtë vit.


“Nga kjo shifër 480 raste janë ndaluar në Klinikën infektive për shkak se kanë shënuar forma infektive të rënda, temperatura të larta, ndryshime respiratore, kurse 379 raste janë trajtuar në mënyrë ambulatore. Aktualisht, Klinika Infektive Universitare është duke i trajtuar 38 të sëmurë me sëmundjen epidemike të fruthit”, theksoi Ramadani.

Ai tha se deri më tani i kanë tre – katër të sëmurë në gjendje shumë të rëndë, në kuptimin që kanë dëmtime të aparatit respirator ose të mushkërive.

“Në vizitat sot që janë bërë, gjendja e këtyre të sëmurëve është më e mirë dhe jashtë rrezikut. Këta do të shërohen dhe do të dalin mirë nga kjo klinikë. Kemi rënie graduale të këtyre të sëmurëve. Vetëm sot kemi pranuar dy të sëmurë në krahasim me ditët tjera”, ka thënë Ramadani.

Masa e veçantë kundër epidemisë së fruthit sipas tij është vaksinimi dhe imunizimi i fëmijëve.

“Fruthi është sëmundje që ka infeksiozitet, që mund ta bart sëmundjen edhe tek personat tjerë. Mendojnë që vaksina e arrin një mbrojtje”, ka thënë, ai duke shtuar se këtë epidemi e kanë përballuar sikurse vendet më të zhvilluara në botë.

“Gjermania ka shënuar raste edhe me vdekshmëri, Italia i ka tri raste, Rumania i ka 21 raste këtë vit etj. Ne e kemi mirëmenaxhu me një shërbim cilësor dhe profesional”.

Drejtori i Klinikës Infektive Universitare tha se kjo sëmundje e atakon më shumë moshën fëmijërore, por edhe mosha tjera.

“Mosha me e prekur ka qenë deri në tri vjeç edhe pse kemi pasur raste të moshave më të rritura”.

Ramadani potencoi se rastet që janë të prekura më shumë nga kjo sëmundje epidemike e fruthit janë nga Fushë Kosova dhe Lipjani.

Ndryshe, në Klinikën Infektive Universitare janë shënuar gjithsej dy raste me vdekshmëri, një foshnje 13  muajsh nga Fushë Kosova dhe një i rritur 37 vjeç nga Lipjani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori