LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Mbështes deklaratën e përbashkët, por nuk pajtohem në disa gjëra (Foto)

Ramadani: Mbështes deklaratën e përbashkët, por nuk pajtohem në disa gjëra (Foto)

Analisti politik Ramadan Ramadani ka mbështetur deklaratën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni. Ai në profilin e tij në Facebook shkruan se e mbështet këtë nismë por ka disa gjëra në të që nuk pajtohet me to, njofton Telegrafi Maqedoni.

“E mbështes deklaratën e përbashkët të BDI-së dhe dy koalicioneve tjera partiake. Më poshtë do të përmend disa gjëra në të cilat nuk pajtohem me to. E para është një tregues që çdo kush që sheh në të vetëm hegjemonizim etnik, le ta lexojë mirë dhe do të shohë eurointegrime, redecentralizime dhe veçanërisht dy kufizimet e kësaj deklarate është se për disa tema është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë”, shkruan Ramadani.


Ai ka mbështetur marrdhëniet e mira me fqinjët që ishte një ndër pikat e deklaratës së përbashkët dhe institucionet kulturore në nivel qendror dhe lokal./Telegrafi/