LAJMI I FUNDIT:

Ramadani flet para ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës: Jemi përgatitur mirë, kemi potencial ta përsëritim suksesin e vitit të kaluar

Ramadani flet para ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës: Jemi përgatitur mirë, kemi potencial ta përsëritim suksesin e vitit të kaluar

Llapi do ta pres Prishtinën të mërkurën në sfidën e kthimit gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Kosovës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet i takoi Prishtinës që triumfuan me rezultat të ngushtë 2-1 dhe sfida e kthimit pritet të jetë tejet interesante.


Si llapjanët ashtu edhe prishtinasit e shohin triumfin në Kupë si rrugën më të shkurtë për të u kualifikuar në garat evropiane për edicionin e ri.

Njëri nga futbollistët më të mirë në vitet e fundit të Llapit dhe jo vetëm, mesfushori Arbnor Ramadani ka folur për Telegrafin para duelit të kthimit që zhvillohet të mërkurën.

“Është e vërtetë se jemi në disavantazh prej një goli nga ndeshja e parë, mirëpo jemi optimist se do të arrijmë ta rikthejmë rezultatin në favorin tonë dhe të shkojmë në finale”, tha Ramadani fillimisht për Telegrarafin.

Mesfushori gjilanas i Llapit tutje tha se kanë punuar shumë për këtë duel të kthimit pasi tha se kjo ndeshje ka rëndësi të madhe si për ta ashtu edhe për Prishtinën.

“Jemi duke punuar maksimalisht për tu përgatitur sa më mirë për këtë sfidë. Mendoj se si për ne ashtu edhe për kundërshtarin tonë kjo ndeshje është më e rëndësishmja duke marrë parasysh synimet që kemi”, vazhdoi tutje Ramadani.

27-vjeçari thotë se kanë potencial për ta përsëritur suksesin e vitit të kaluar ku fituan Kupën e Kosovës.

“Mendoj që kemi potencial për ta përsëritur suksesin e vitit të kaluar, sepse kemi një skuadër mjaftë të mirë dhe të etur për suksese të reja”.

“Përveç Kupës, synimi ynë si ekip është që të pozicionohemi sa më lartë në tabelë dhe të vazhdojmë me ndeshje të mira”, vazhdoi tutje Ramadani.

Ish-anëtari i Dritës po kalon vitin e tij të katërt si pjesë e Llapit, ku tani është ndër lojtarët më të vjetër dhe më të vlerësuar në këtë ekip.

Ai thotë se në qytetin e Podujevës është shumë i kënaqur me të gjitha, pasi ndihet si në shtëpinë e tij.

“Ky është viti i katërt në Podujevë dhe kanë qenë vite shumë të suksesshme, si në aspektin ekipor ashtu edhe në personal. Mikpritja ka qenë e mrekullueshme nga të gjithë si në klub ashtu edhe në qytet, kështu që ndihem në këtë qytet si në shtëpinë time”, përfundoi Ramadani.

Ramadani këtë edicion ka shënuar tre gola me fanellën e Llapit, dy në kampionat dhe një në Kupë, derisa ka edhe katër asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

Bundesliga
Kalo në kategori