Ramadani: Analizat kanë dalë në kufijtë e lejuar – s’ka kontaminim të ujit në Deçan

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka deklaruar pas dyshimeve se mbi 800 persona janë infektuar në Deçan nga uji i pijes, se mostrat e marra të ujit dhe rezultatet e nxjerra konstatojnë se nuk ka tejkalim të vlerave normale të përcaktuara me standardet evropiane.
Ramadani ka thënë se janë marrë mostrat e analizimit të ujit të gjashtë fshatrave të Deçanit për të parë arsyet e ankesave të qytetarëve.
“Janë marrë menjëherë 6 mostra të ujit në Prilep, Irzniq, Gramaqel, Gllogjan, Baballoq, Rastavicë dhe nga secili fshat mostrat janë dërguar në laboratorët e higjienës, mikrobiologjisë të Institutit Rajonal të Pejës. Mostrat janë dërguar për rezultate për analiza fiziko-kimike dhe menjëherë mbrëmjen e djeshme janë bërë gati dhe mostrat kanë rezultuar në kufij të lejuar në përputhje me parametrat e përcaktuara sipas udhëzimit administrativ 16/2012 i cili është udhëzim i njëjtë me standardet e Bashkësisë Evropiane. Nga analizat bakteriologjike të marra dje brenda 24 orëve të para duke qenë se këto duhet të ruhen dhe të kultivohen në laborator në dy mostra që janë marrë në Gramaqel dhe Gllogjan shfaqen disa koloni të dyshimta në baktere koliforne për të cilat nevojitet pastaj një hulumtim laboratorik për të parë mos ka ndonjë infeksion gastointerstinal eventual”, tha ai.
I pari i IKSHPK-së thotë se për të parë rezultatet e mostrave të fshatrave Granaqelë dhe Gllogjan duhet të pritet për disa orë.
“Për të parë rezultatet përfundimtare të këtyre fshatrave, analizat duhet parë edhe gjatë 24 apo 48 orëve të ardhshme”.
Ramadani thotë se ka edhe persona tjerë që kanë konsumuar ujë por që nuk kanë simptomat e njëjta.
“Shumica e këtyre familjeve kanë puse familjare prej të cilave e shfrytëzojnë ujin në raste kur ka reduktime të ujit nga rrjeti i ujësjellësit dhe këto reduktime kanë pasur ditëve të fundit në mënyrë të kohë pas kohshme. Në anën tjetër, kemi marrë informata se banorët e Komunës së Deçanit që kanë qëndruar në bjeshkë ditëve të fundit pa asnjë kontakt ose shfrytëzim të ujit të këtij rrjeti kanë shfaqur disa shqetësime shëndetësore të ngjashme. Për këtë ne kemi vazhduar gjurmimin e shkaqeve edhe sot gjatë tërë ditës dhe deri në momentet e fundit kemi nxjerrë edhe rezultatet e dyta të analizave fiziko-kimike duke marrë mostrat fiziko-kimike në Beleg, në hyrje të qytetit të Deçanit, në qendër të qytetit, te shkolla fillore në rrjetin e ujësjellësit Deçan. Analiza fiziko-kimike të cilat kanë rezultuar pa tejkalim të vlerave normale të përcaktuara me standarde sipas udhëzimit administrativ 16/2012”, tha ai.
Ai thotë se ka edhe banorë tjerë që kanë shfaqur shqetësime të ngjashme, e që nuk kanë konsumuar fare ujin e ujësjellësit të Deçanit.
“Analizat fiziko-kimike nuk kanë kaluar limitet e lejuara. Deri sot ne nuk kemi gjetur kontaminim të ujit. Nuk është e thënë se mund të gjenden dhe hulumtohen për atë gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme”, deklaroi tutje Naser Ramadani.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj kishte deklaruar se dyshimet janë që simptomat të kenë ardhur nga uji i pijes.
Ndërkohë gjatë një vizite që iu bëri të hospitalizuarve, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse vërtetohet se ka pasur helmim të ujit të pijes, dhe i njëjti është bërë në mënyrë të qëllimshme, fajtorët duhet të të përballen sa më parë me drejtësinë.
Drejtori i QKMF-së “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, Selmon Berisha, ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të gjithë pacientëve që kanë kërkuar ndihmë është e mirë dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.
Berisha ka thënë se sot më së shumti ndihmë mjekësore kanë kërkuar fëmijët, derisa ka pasur një rënie të numrit të atyre që kërkuar shërbime mjekësore./Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Shefi i OSBE-së në Kosovë: Zgjedhjet në veri janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin, por situata nuk është e qëndrueshme

Komandanti i KFOR-it: Mjaft me veprime të njëanshme, veriu i Kosovës pa ne mund të ishte “vatër lufte”

Zyrtarët e BE-së nga Beogradi: Serbët të kthehen në institucionet e Kosovës

Kishin ardhur si turistë, arrestohen dy trafikantë britanikë në Shqipëri- shisnin droga të forta në Dhërmi

Flet mjeku i 24-vjeçarit që mbyti nënën me qese në Përmet

TapRrap

Picamen/e

TapRrap

Beli Travel

AutoMita shpk

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Pse u shit për 34 milionë dollarë një parcelë me rërë në Dubai?

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona