LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: 1 shtatori mund të jetë një ditë e dhunshme

Ramadani: 1 shtatori mund të jetë një ditë e dhunshme

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se 1 shtatori mund të jetë një ditë e dhunshme ose fillimi i një cikli dhune, por sipas tij, e gjitha varet se çfarë përgjigje do t’i jep Kuvendi i Kosovës çështjes së demarkacionit.

Ramadani në një postim në rrjetin social Facebook shkruante i tërë ky proces ka mundur të menaxhohet, por fatkeqësisht nuk ka pasur as përpjekje minimale për ta menaxhuar situatën.


“Për më shumë se 14 muaj, procesi i demarkacionit ka mundur të rishikohet jo një herë, por sa herë që ka qenë e nevojshme deri në përfundimin e kundërshtimeve të këtilla. Sidoqoftë, tashmë rreth 6 muaj kanë filluar akte të ndryshme dhune, kryesisht të nivelit më të ulët të rrezikut të sigurisë. Porse, në muajin gusht ka pasur sulme me mjete shpërthyese dhe të rënda. Madje, këto vetëm janë shpeshtuar. Për më keq, këto akte dhune kanë vetëm mesazhin e paralajmërimit për shkallën e dhunës që po vjen. Kështu që, krejt panevojshëm, por seanca për demarkacionin është kthyer në një seancë që do të ndikojë nëse do të jetë vetëm një ditë e dhunshme apo nëse ajo ditë do të jetë fillimi i një cikli dhune”, shprehet Ramadani në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori