LAJMI I FUNDIT:

Rama zbulon projektin e parkut të madh të Durrësit

Rama zbulon projektin e parkut të madh të Durrësit

Një park i madh për fëmijë e të rritur do të ndërtohet në Durrës. Kështu bëri me dije kryeministri Edi Rama të hënën.

Në një postim në Facebook, Rama sqaroi se Parku i quajtur “Vala” do të ndërtohet në lagjen 18, ndërsa bashkëngjiti një video me projektin 3D.


“Dhe me “Valën” e re të Durrësit që do të ngrihet në lagjen 18 si një park i madh urban për fëmijë e të rritur, pjesë e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “DUA TË LUAJ”, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama.

Kujtojmë se për qytetin e Durrësit u nënshkrua marrëveshja për një tjetër projekt ambicioz në gusht, ai i portit të ri të Durrësit.

Porti i ri Turistik i Durrësit pritet që për 6 vite të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare.

Më 16 prill është prezantuar masterplani për portin e ri turistik që do të jetë më i madhi në Ballkan, në të cilën kompania Emaar Group do të investojë 2 miliardë euro. /Telegrafi/