Pjesë të fjalimit në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Edi Rama ka bërë edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe atë që po ndodh me krerët e UÇK në Hagë.
Ai e ka quajtur procesin ligjor kundër përfaqësuesve të UÇK në Hagë si të parregullt.
“Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së? Pa Hashim Thaçin e shokët e tij, që udhëtuan bashkë me Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosen e të tjerët, për të takuar historinë e re të shqiptarëve këtej bjeshkëve, nuk e dimë se çfarë rruge do të kishte marrë fati i Kosovës në fillim të këtij shekulli. Por, e sotmja do t’i ngjante më shumë të shkuarës sesa të ardhmes pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pa në krye Hashim Thaçin”, u shpreh Rama.
“Por, sot që jemi të gjithë këtu në Kuvendin ku u shpall Pavarësia e Kosovës, Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi vazhdojnë të mbahen peng prej gati 5 vjetësh në qelitë e një drejtësie ndërkombëtare e cila në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë së një shteti të së drejtës. Unë nuk e kam diskutuar kurrë të drejtën e asaj Gjykate Speciale për të bërë punën që ia ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, por ka një dyshim shumë të madh se ai proces është proces i parregullt ligjor dhe se normat e tij janë nën standardet e drejtësisë të të gjitha vendeve demokratike që e financojnë atë farë gjykate,” tha Rama.
“Unë nuk rri dot pa ua thënë çudinë time se në këtë sallë nuk është marrë asnjë nismë për t’i kërkuar përmes një rezolute ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me shqetësimet mbi standardet e asaj gjykate. Ndoshta ky shqetësim mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron kjo është gjëmë e madhe për ata 4 persona dhe për integritetin e drejtësisë ndërkombëtare. Nuk mund të lejohet që ajo gjëmë, nëse është gjëmë, ta bëjë dëmin e vet. Dua ta dini që nëse Kuvendi i Kosovës do e ndërmerrte nismën për këtë rezolutë për të ndarë shqetësimin dhe nëse do të na kërkohej që një nisme të tillë t’i bashkohej edhe Shqipëria, PS do të angazhohej që të njëjtën nismë ta depozitonte edhe në Kuvendin e Shqipërisë”, shtoi Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet fotografi e Adem Demaçit me Albin Kurtin gjatë kohës së luftës

“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Gjuriq në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës shkon e ankohet në Rusi

Gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti në Ferizaj, policia jep detaje

“It’s a beautiful day”, Rama ndan pamje të monumentit New Born nën tingujt e një kënge

Edi Rama pajtohet me Grenellin për atë që tha për Thaçin: Sa më shumë të mbahet në burg, aq më e madhe njolla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

“E vënë në lojë banorin e ri” - vazhdon plani mes Gjestit dhe Eglit, gjuajnë me fjalë njëri-tjetrin kinse po zihen

“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Ish-miku i reagon DJ Gimbos për rastin e Gjestit me Diellzën: Ke qenë edhe ti prezent, nuk më keni lënë të ndërhyj

Komisioni i BE-së i gatshëm t’i jap Kosovës opinion për statusin e vendit kandidat

Çfarë ndodhi në Konferencën e Sigurisë në Mynih? Shtatë deklaratat që bënë bujë

Kurti e Rama "të relaksuar" gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih