LAJMI I FUNDIT:

Rama takon përfaqësuesit e prodhuesve, kërkohet që Prishtina ta ketë Zonën Ekonomike

Rama takon përfaqësuesit e prodhuesve, kërkohet që Prishtina ta ketë Zonën Ekonomike

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njofton se ka takuar përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Rama me anë të një shkrimi në Facebook ka theksuar se është biseduar për krijimin e Zonës Ekonomike të kryeqytetit.


“Me kënaqësi prita në takim Klubin e Prodhuesve, ku diskutuam rreth kërkesës së tyre që Prishtina të ketë Zonën e vet Ekonomike. Kjo zonë, të cilën e kam edhe premtim elektoral, do të shërbej edhe si qendër e kreativitetit/inovacionit ku mund të kryhen shërbime të shumta. U paraqiten sfidat të cilat kompanitë vendore ballafaqohen dhe si mund të punojmë së bashku që në të ardhmen e afërt të evitojmë disa prej tyre sepse bizneset janë shtylla e një vendi, dhe duhet të fuqizohen”, njofton Rama. /Telegrafi/