LAJMI I FUNDIT:

Rama: Shqipëria ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave

Rama: Shqipëria ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama thotë për revistën gjermane “Manager Magazine” se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Brukseli për hapjen e negociatave.

Duke e cilësuar Shqipërinë si një ndër vendet më të sigurta në botë dhe duke vlerësuar veçanërisht luftën kundër korrupsionit, Rama shprehet se e ardhmja e Shqipërisë është vetëm në familjen europiane.

“Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, na siguroi disa herë në Tiranë vjeshtën e kaluar se “Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet që kemi vendosur. E ardhmja e saj qëndron jashtë çdo dyshimi në BE!” Sa frustrues është fakti që pranimi ende nuk po përparon? Nuk i lejoj më vetes zhgënjim dhe dëshpërim. Gjatë gjithë viteve të mia në politikë kam mësuar të jem i duruar dhe të mos godas kokën pas murit”.

I pyetur në lidhje me projektin e portit të Durrësit ku “Emaar Group”, do të investojë 2 miliardë Euro, Kryeministri Rama mohon se përmes tij ky qytet synon të kthehet në një Dubai.

“Jo, supozohet të jetë marina më e bukur në Adriatik, e cila do të na lidhë edhe më ngushtë me Italinë dhe nëse është një pikë referimi, atëherë është një simbol i një Evrope të re, të re fare. Shqipëria u ofron bizneseve kushte të shkëlqyera dhe një mënyrë e re jetese po zhvillohet atje”.

Edhe një herë ka mohuar çdo influencë të Kinës në Shqipëri, e aq më pak përdorimin e kartës kineze ndaj Perëndimit për ta detyruar që të reagojë ndaj projektit të “Ballkanit të Hapur”.

“Ajo nuk ka kuptim. Para së gjithash, ndihma kineze nuk është e pakushtëzuar, siç pretendohet gjithmonë. Së dyti, ne identifikohemi me gjithçka që është e shenjtë për ne si evropianë. Kjo nuk është një strategji, kjo është një fe”!

Në një rrëfim krejt ndryshe, Rama ka folur edhe për dhunën me shufra hekuri në vitin 1997, si dhe vendimin për të hyrë në politikë, ku ju desh të ndahej nga pasioni i tij për kanavacën.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori