LAJMI I FUNDIT:

Rama i shkon Metës në Presidencë

Rama i shkon Metës në Presidencë

Një ditë pas mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, Kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Takimi është zhvilluar në Presidencë me kërkesë të vetë kreut të qeverisë.


Presidenti Ilir Meta nuk pranoi të dekretojë Sandër Lleshin për ministër të Brendshëm në qeverinë e Ramës.

Presidenti Meta nuk dekreton Sandër Lleshin
Lexo po ashtu Presidenti Meta nuk dekreton Sandër Lleshin

Kërkesën për dekretim Meta e mori që të premten e kaluar, por vetëm 5 orë para përfundimit të afatit kushtetues, zëdhënësi i zotit Meta njoftoi përmes një mesazhi të shkurtër se “Presidenti Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm”. /Telegrafi/