LAJMI I FUNDIT:

Rama shkarkon drejtorët e spitaleve

Rama shkarkon drejtorët e spitaleve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e kësaj të hëne një takim me drejtuesit e spitaleve të vendit, të cilët i ka kritikuar ashpër duke i cilësuar përgjegjës për gjendjen ku ndodhen sot spitalet.

“Sot spitalet tona nuk janë pasqyrë e pastërtisë dhe higjienës. Kush e ka përgjegjësinë për këtë? E keni ju që jeni këtu, drejtuesit e spitaleve. Spitalet mbahen pis”, ka deklaruar Rama.


Ai ka theksuar se pastërtia në spitale është diçka që mund të arrihet, pasi për këtë nuk ka nevojë për buxhet.

“Mjafton të kesh sy dhe duar, s’ka nevojë as për para, as për reforma, as për plane madhështore”, ka thënë Rama. “Është një plagë e trashëguar, por nga ana tjetër personelit tonë mjekësor nuk mund t’i mungojë gatishmëria për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi pacientit, sepse pacienti e meriton këtë. Nuk jemi 27 vjet mbrapa, jemi 270 vjet mbrapa. Kush e ka përgjegjësinë për këtë? E keni ju. Stafi drejtues ka përgjegjësinë e madhe të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe për të marrë vendimet e duhura në kohë, për t’iu përgjigjur si duhet nevojave me etikë dhe dinjitet”.

Më tej Rama ka nënvizuar se zgjidhja e kësaj situate fillon nga dorëheqja e drejtuesve të spitaleve, të cilëve u ka kërkuar të japin dorëheqjen nga dita e nesërme.

“Largimi juaj nesër nga detyra nuk është zgjidhje, por është fillimi i zgjidhjes. Çfarë autonomie spitalore mund të kemi ne nëse ne nuk kemi menaxhim spitalor, kapacitet për të patur autonomi menaxheriale? Spitalet janë ndërmarrje në fund të ditës, nuk janë stalla ku veterinerët ca lopë i shohin e ca jo. Ndaj dua të mirëkuptoni kërkesën time për të dhënë dorëheqjen tuaj”, ka shtuar Rama.

Kryeministri ka paralajmëruar organizimin e konkurseve publik për të zgjedhur menaxherët e ardhshëm të spitaleve, të cilët, sipas tij, do t’u besohen njerëzve kompetentë e jo të partive. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori