LAJMI I FUNDIT:

Rama shkarkon ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, do ta emërojë Taulant Ballën

Rama shkarkon ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, do ta emërojë Taulant Ballën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Ai ka thënë se propozimin do t’ia dorëzojë presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj të hënën.


Në ndërkohë, në vend të Çuçit, Rama ka propozuar Taulant Ballën.

“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falënderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese edhe në këtë drejtim”, ka shkruar Rama në Twitter.

Ndonëse arsyet e këtyre veprimeve nuk i ka bërë të ditura, besohet se ky vendim është marrë pas dhunës barbare të ndodhur ditë më parë në Fushë-Krujë, ku të përfshirë, veç tjerësh, ishin djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja, dhe dy vëllezërit e tij. /Telegrafi/