LAJMI I FUNDIT:

Rama: Serbët veç si turistë mund të shkojnë në Kosovë, po jo si zotë të vendit

Rama: Serbët veç si turistë mund të shkojnë në Kosovë, po jo si zotë të vendit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur interesimit të qytetarëve lidhur me qëndrimin e tij për trenin ilegal serb, i cili dje ishte nisur në drejtim të territorit të Kosovës.

Ai, përmes një përgjigje dhënë në Facebook, e ka quajtur veprimin e shtetit serb ‘marrëzi nga Serbia’.


“O Enver po ku do futet Serbia o Enver?! Ka mbaruar ajo punë, Kosova është shtet o mik, nuk është krahine e Jugosllavisë e me Serbinë e lidh vetëm ndërtimi i të ardhmes së fqinjësisë mes dy shteteve, jo e shkuara rrënuese e serbomadhnisë! Serbia do ta vuajë atë të shkuar si makth deri kur ta njohë Kosovën dhe vetëm duke e njohur do të shpëtojë nga ai makth (që e shtyn hera-herës në marrëzira si kjo puna e trenit); ndërsa serbet e Beogradit ne Kosove veç si turiste do të vijnë një dite po si zot të vendit s’vijnë dot më kurrën e kurrës. Këto lojërat me trena e me aeroplana janë manovra politike, për hesape politike, po hesapi i lirisë e pavarësisë se Kosovës është krye Enver”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori