LAJMI I FUNDIT:

Rama premton rritje pagash për mjekët specialistë: Nuk financojmë studentët e mjekësisë që ikin në Gjermani

Rama premton rritje pagash për mjekët specialistë: Nuk financojmë studentët e mjekësisë që ikin në Gjermani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi të hënën se se paga e mjekëve specialistë duke filluar nga 30 prilli do të rritet me 50,000 lekë [430 euro] në muaj.

Gjatë Kongresit të Shëndetësisë, Rama theksoi gjithashtu se qeveria po punon që një rritje të tillë ta bëjë në vitin 2024 edhe për mjekët e përgjithashëm dhe infermierët.


“Më 30 prill mjekët specialistë do të fillojnë të marrin 50,000 lekë plus në pagën e tyre. Janë 500 dollarë plus në muaj, janë 6 mijë dollarë plus në vit. Rritje duke filluar nga 30 prilli, ndërkohë që do të mbajmë zotimin për rritjen 7 për qind të mjekëve të përgjithshëm dhe për infermierët”, tha Rama.

“Shpresojnë që mjekët specialistë të mos na kërkojnë dhe 7 për qind plus mbi 50 mijë lekëshin. Në ndërkohë edhe mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve po u themi që ne po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe shpresojmë shumë që në vitin 2024 do të kemi edhe për ta një rritje të ngjashme”, shtoi kryeministri.

Në anën tjetër, Rama e vuri theksin te largimi i mjekëve jashtë vendit.

Rama tha se studenti i mjekësisë paguan 1/16-ën e kostos reale, pjesën e tjetër sipas tij e paguan shteti. Shefi i qeverisë tha se taksapaguesit shqiptarë nuk duhet të paguajnë për studentë që sa marrin diplomën largohen për punësim në Gjermani. Ai tha se kjo problematikë duhet të adresohet.

“Sot një student i mjekësisë paguan një të 16-ën e kostos reale. Shteti dhe taksapaguesit nuk e bëjnë këtë që ditën që mbarojnë studimet dhe marrin diplomën e mjekut, ata të cilët financohen nga ky buxhet, të ikin dhe të shërbejnë në Gjermani.

Shteti shqiuptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman. Ky është një problem që shumë vende e kanë adresuar dhe ne ka ardhur koha ta adresojmë.

Nga ana tjetër është aspekti i edukimit, nuk mjafton të kesh kryer një shkollë dhe të kesh përmbushur detyrimet në aspektin teorik për t’u konsideruar një mjek, por duhet dhe praktika.

Jo thjesht praktika e përditshme profesionale, por dhe ajo praktikë që farkëton njeriun dhe misionarin. Në këtë aspekt ka vend për reflektim përpara dhënies së diplomës. Pas kësaj vjen punësimi sipas meritës”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori