LAJMI I FUNDIT:

Rama: Për 10 muaj zgjidhem hallet e mbi 13 mijë qytetarëve

Rama: Për 10 muaj zgjidhem hallet e mbi 13 mijë qytetarëve

Përmes një spostimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka bërë një përmbledhje të platformës “shqiperiaqeduam.al”.

“Zgjidhja përmes kësaj platforme, në vetëm 10 muaj, e 13,694 halleve e problemeve konkrete të njerëzve konkretë të këtij vendi, është një afirmim kuptimplotë i këtij mekanizmi inovativ që fuqizon qytetarin”, shkruan Rama.

Sipas tij çfarë ajo garanton ndërveprimin e suksesshëm mes tyre në të mirë të çdo qytetari dhe identifikimin e punonjësve që duhet të mbajnë përgjegjësi për mosdhënien e shërbimeve të duhura për qytetarët.

“Nuk ka më asnjë dyshim! Platforma shqiperiaqeduam.al është rruga jonë e e re, e shkurtër dhe e shpejtë, për të zgjidhur së bashku hallet e problemet tuaja me administratën”, shkruan më tej Rama, duke inkurajuar qytetarët që të mos humbasin kohë, por të raportojnë problemet e tyre në këtë portal. /Telegrafi/