LAJMI I FUNDIT:

Rama pas reagimit të Bullgarisë: Miqtë e vërtetë nuk dëmtojnë njëri-tjetrin, hiqni veton, ose më duroni!

Rama pas reagimit të Bullgarisë: Miqtë e vërtetë nuk dëmtojnë njëri-tjetrin, hiqni veton, ose më duroni!
Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është kundërpërgjigjur menjëherë deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, e cila i bën vërejtje Ramës për përdorimin e gjuhës pas reagimeve të tij një ditë më parë në Bruksel ku kritikoi veton bullgare për Maqedoninë e Veriut që njëkohësisht pengoi nisjen e negociatave edhe për Shqipërinë.

Në një reagim në Twitter, Rama ka thënë se mënyra e përdorur nga Bullgaria për të zgjidhur një çështje dypalëshe është problem.

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka problem me mënyrën time të të folurit. E drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet dypalëshe duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për të marrë peng dy vende të NATO-s. Qetësohuni miq: Hiqni veton, ose më duroni!”, shkroi Rama në Twitter.


Reagon Bullgaria: Kemi mbështetur gjithmonë integrimin e Shqipërisë në BE, Rama të moderojë gjuhën
Lexo po ashtu Reagon Bullgaria: Kemi mbështetur gjithmonë integrimin e Shqipërisë në BE, Rama të moderojë gjuhën

“Dhe meqë ra fjala, më lini t’iu kujtoj miq të vyer bullgar se u desh një telefonatë e shkurtër me Boyko Borissov për të zgjidhur në mënyrë miqësore dhe të ndershme çështjen e pakicës bullgare në Shqipëri. Miqtë e vërtetë nuk i bëjnë dëm njëri-tjetrit, por flasin sinqerisht dhe gjejnë fjalën e përbashkët”, ka shtuar Rama.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Jashtme Bullgare është shprehur se “Bullgaria gjithmonë ka qenë mes shteteve anëtare të BE-së që ka mbështetur integrimin e popullit shqiptar”.

Rama i drejtohet gazetares bullgare: Ju jeni një turp!
Lexo po ashtu Rama i drejtohet gazetares bullgare: Ju jeni një turp!

“Nuk është hera e parë që kemi dëgjuar ofendime të pamerituara nga kreu i një qeverie. Një gjuhë e tillë nuk mund të justifikohet. Presim që Kryeministri i Shqipërisë të moderojë gjuhën, duke e bërë të përshtatshme për politikanin e një vendi kandidat për në BE,” thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Kronikë e Zezë
Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Lajme
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori