LAJMI I FUNDIT:

Rama: ‘Open Balkan’ nismë gjithëpërfshirëse, inkurajoj vendet e tjera që t’i bashkohen

Rama: ‘Open Balkan’ nismë gjithëpërfshirëse, inkurajoj vendet e tjera që t’i bashkohen

Në fjalën hyrëse në takimin e “Open Balkan”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për rëndësinë që ka kjo nismë në vendet e rajoni.

Rama tha se marrëveshjet që do të nënshkruhen sot me presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të përcaktojnë një hap të rëndësishëm drejt objektivave të të tri vendet.


I pari i Qeverisë së Shqipërisë, tha se “Open Balkan” është një nismë tërësisht përfshirëse ku edhe u ka bërë thirrje vende të rajonit që t’i bashkohen kësaj iniciative.

“Jam shumë i kënaqur t’iu them se sot është një moment kyç i procesit tonë sepse marrëveshjet që do të nënshkruhen do të përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm, drejt objektivit tonë që është të garantojmë lirinë e plot të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. ‘Ballkani i Hapur’ është një nismë tërësisht përfshirëse dhe sigurisht duke inkurajuar të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjeke dhe ndërkohë ne po ecim përpara sepse kjo është ajo çka duhet të bëjmë për më të mirën e njerëzve tanë. Në lirinë e mallrave do të nënshkruajmë marrëveshjen tri palëshe për lehtësimin import-eksporteve të kafshëve të gjalla dhe njohjes së ndërsjellët të dokumentacionit të lëshuar nga organizmat tonë zyrtare të akreditimit si dhe zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit të lehtësimit të importeve-eksporteve dhe të kalimit transit të mallrave midis ne të treve që tashmë është nënshkruar në korrikun e shkuar në Shkup”, tha Rama.

Pesë marrëveshjet që pritet të nënshkruajnë Rama, Zaev dhe Vuçiq në samitin e 'Open Balkan'
Lexo po ashtu Pesë marrëveshjet që pritet të nënshkruajnë Rama, Zaev dhe Vuçiq në samitin e 'Open Balkan'

Të hënën në Tiranë u protestua kundër iniciativës. Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se kjo nisë dhe të gjitha marrëveshjet e saj do të anulohen sapo Partia Demokratike të jetë në pushtet.

Gjatë fjalimit në protestë ai tha se ky projekt është i papranueshëm dhe i rrezikshëm dhe bie ndesh me procesin e Berlinit për integrimet e vendeve të rajonit në familjen e madhe evropiane.

Ndryshe, “Open Balkan” është nisma e re e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore. Emërtimi i ri i nismës u prezantua më 21 korrik 2021, në Shkup në mbyllje të punimeve të pjesës zyrtare të Forumit Ekonomik. /Telegrafi/