Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nisur ditën me një falënderim për punëtorët që janë angazhuar në terren për realizimin e projekteve në kryeqytet.

Rama ka bërë të ditur se sot po punohet në kanalin atmosferik në rrugën “Bajram Bahtiri”.


“Faleminderit të madh për punëtorët. Janë këta njerëz që i gjejmë çdo ditë në terren, tu punu që Kryeqyteti të jetë pak më i mirë për secilin prej nesh”, ka shkruar Rama.

Ai ka shprehur respekt për të gjithë punëtorët që kontribuojnë në përmirësimin e Prishtinës. /Telegrafi/