LAJMI I FUNDIT:

Rama nënshkruan projektin mbi 23 milionësh: Do të përmirësohet cilësia e ajrit në kryeqytet

Rama nënshkruan projektin mbi 23 milionësh: Do të përmirësohet cilësia e ajrit në kryeqytet

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), ka investuar 23.2 milionë euro për energjinë solare në Kosovë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky është një prej projekteve më të rëndësishme për kryeqytetin.


“23.2 milionë EUR nga BERZh për energjinë solare në Kosovë – një prej projekteve më të rëndësishme për Prishtinën”, ka shkruar Rama në Facebook, duke shtuar se falë këtij projekti, sistemi i ngrohjes në kryeqytet do të transformohet përmes energjisë, duke ndikuar kështu dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Faleminderit BERZh, një nga partnerët tanë kryesor drejt ‘Prishtinës së gjelbër’ dhe Fisnik Osmani për punën e vazhdueshme në zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në gjithë qytetin 🙏”, ka shkruar tutje i pari i Prishtinës. /Telegrafi/