Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se menaxhimi i ujërave të zeza mbetet një nga prioritetet kryesore të Kryeqytetit.

Në këtë kontekst, sot ai priti në takim Georg Gruner, Menaxher i Projektit, dhe Mathias Siegle, Inxhinier, në kuadër të vizitës për monitorimin e projekteve strategjike në zbatim, përcjell Telegrafi.





Gjatë takimit, u diskutua progresi aktual i projektit të ujërave të zeza, sfidat ekzistuese dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren për të siguruar funksionimin efikas të sistemit.

Po ashtu, u trajtua edhe çështja e menaxhimit të mbeturinave, me fokus të veçantë në projektin me “Pastrimin”, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe masat konkrete për rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike, me qëllim përmirësimin e mjedisit dhe jetës së qytetarëve. /Telegrafi/