LAJMI I FUNDIT:

Rama i lumtur që KosICT po mbahet në kryeqytet

Rama i lumtur që KosICT po mbahet në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se KosICT – Festivali më i madh i teknologjisë në rajon po mbahet në kryeqytet.

Rama, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “sektori i TIK-ut sot luan rol kyç në zhvillim, andaj krenohemi me potencialin e madh që Prishtina po shpërfaq në këtë fushë”.


“Edicioni i 11-të i këtij festivali po ofron kaq shumë mundësi për të rinjtë e të rejat e kësaj fushe, duke sjell panele diskutimi e punëtori me tema të rëndësishme për ndikimin dhe zhvillimin e teknologjisë në të ardhmen”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.

“Jam më se i lumtur që kryeqyteti përkrahë iniciativa të tilla, dhe me padurim presim bashkëpunimin me Komunitetin e ICT që së bashku ta ndërtojmë Prishtinën Praktike”, ka shkruar Rama./Telegrafi/