LAJMI I FUNDIT:

Rama: Ligji për mbetjet, ka ndikime pozitiv në mjedis dhe ekonomi

Rama: Ligji për mbetjet, ka ndikime pozitiv në mjedis dhe ekonomi

Miratimi nga Kuvendi i ligjit të ri “për menaxhimin e integruar të mbetjeve” e vendos Shqipërinë në përputhje me direktivën 1013, të vitit 2006 të Bashkimit Evropian, mbi menaxhimin e mbetjeve të gjelbërta, deklaroi kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me sipërmarrës të industrisë ricikluese në vend.

Duke sqaruar ligjin e ri të shumë debatuar, kryeministri theksoi se ligji i ri është një hap që sjell vetëm të mira publike dhe një energji të re për një industri që ne jemi shumë të vendosur ta zhvillojmë, dhe pa të cilën nuk mund ta përfytyrojmë një Shqipëri më të pastër.


Ligji i ri, theksoi kreu i qeverisë, do të ketë impakt pozitiv në mjedis dhe punësim.

Ai siguroi se ligji aktual është më i kualifikuari dhe i jep të drejtën kompanive që të blejnë në një treg të hapur dhe tërësisht të kontrolluar. /Telegrafi/