LAJMI I FUNDIT:

​Rama kujton tërmetin në Shqipëri: Tragjeditë sprovojnë njerëzit, sot jemi ngritur më të fortë

​Rama kujton tërmetin në Shqipëri: Tragjeditë sprovojnë njerëzit, sot jemi ngritur më të fortë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar tërmetin që ka ndodhur dy vite më parë e ku humbën jetë 51 persona dhe mbi 3 mijë të tjerë u lënduan.

Rama derisa ka kujtuar viktimat nga kjo ngjarje theksoi se tragjeditë sprovojnë njerëzit.


“Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa drojë se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj”, ka shkruar Rama në Facebook.

Më tej, Rama ka pohuar se kujton me dhimbje familjet që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur.

“Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/