LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama kujton Bajram Rexhepin: Kam pasur fatin ta njoh atë zotni të madh, që i shërbeu Kosovës në luftë e në paqe

Edi Rama kujton Bajram Rexhepin: Kam pasur fatin ta njoh atë zotni të madh, që i shërbeu Kosovës në luftë e në paqe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepin në tre vjetorin e vdekjes së tij.

Rama ka thënë se “Rexhepi e përjetoi dhimbjen e plagëve të luftës çlirimtare, si mjeku i UÇK-së që u shërbeu çlirimtarëve të plagosur, duke kryer deri edhe ndërhyrje të rënda kirurgjikale e duke shpëtuar jetë shumë larg sallës së operacionit, mes maleve të rezistencës për liri”.


“Ai u bë kryeministri i parë e i gjithë pranuar i Kosovës, me mbështetjen e krejt forcave politike, kur dukej se askush s’mund ta merrte konsensusin e tyre dhe ishte i pari zyrtar i lartë i Kosovës së lirë, që shkeli në Mitrovicën e dasisë së madhe, vendlindjen e tij, duke u bërë garanti i sigurisë për të gjithë atje”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Më tej, Rama ka kujtuar edhe debatin që Rexhepi kishte pasur me Oliver Ivanoviçin,

“Mbetet epike lëvizja e tij pajtuese, në krye të turmës së irrituar, kur pas mbytjes së dy fëmijëve shqiptarë në ujrat e Mitrovicës, valvula e tensionit ndëretnik arriti në një moment shpërthyes. Debati i tij me Oliver Ivanoviçin, i përket historisë si debati i parë publik i pasluftës me një përfaqësues të komunitetit serb”.

Në shkrimin e bërë, Rama ka thënë se ka pasur fat që ka takuar Rexhepin.

“Kam pasur fatin dhe nderin ta njoh atë zotni të madh e të urtë, që i shërbeu Kosovës në luftë e në paqe, me humanizmin shembullor dhe modestinë e admirueshme të një mjeku punë shumë e fjalëpakë. Ai burrë të kujtonte me sjelljen e buzëqeshjen e tij, atë fjalën kuptimplotë shqiptare, guri i rëndë në vendin e vet. Si ajo fjalë ishte edhe vendimi i tij, që të mos e lëvizte kulmin e shtëpisë nga Mitrovica, e të jetonte aty me gruan, vajzën dhe rrezikun gjithnjë të pranishëm, të ndonjë konflikti me pasoja fatale për familjen e vet.

Sot e gjithë ditën shtëpia e mjekut që u bë kryeministër, është po aty, shembull i fjalës së pandarë nga vepra e njeriut që jo vetëm e mbronte idenë e mos largimit të shqiptarëve nga Mitrovica, po edhe e mishëronte atë duke mos u larguar nga ajo tokë e bashkëjetesës së vështirë, por jo të pamundur në Veriun e Kosovës.

Bajrami u nda nga jeta ende i ri, në 21 gushtin e tre viteve më parë, si një hero krejt i veçantë, i cili pa zhurmë e pa bujë jetoi, punoi, shërbeu ku dhe sa mundi për vendin e tij, pa e ngritur kurrë zërin, po duke folur qartë e troç me shembullin e vet, sa të veçantë aq edhe frymëzues, e duke treguar se sa e mirë është politika, kur njeriu e përdor atë për të kuruar e për të shëruar plagët e bashkësisë, së cilës i vihet në shërbim”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori