Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka prezantuar Mater Planin për lagjen Kodra e Trimave.

Rama thotë se ky është një projekt vizionar që synon zhvillimin e lagjes dhe krijimin e një hapësire urbane moderne..


"Sot prezantuam para qytetarëve Master Planin për rigjenerimin e Kodrës së Trimave, një projekt vizionar që synon zhvillimin e lagjes dhe krijimin e një hapësire urbane moderne. Gjatë takimit, dëgjuam edhe mendimet e qytetarëve, duke marrë parasysh shqetësimet dhe idetë e tyre për ta bërë këtë projekt sa më të qëndrueshëm dhe funksional për komunitetin", thuhet mes tjerash në njoftim.

Tutje, ai ka shkruar se "Ky është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e qytetit tonë"./Telegrafi/