LAJMI I FUNDIT:

Rama kërkon mbështetjen e BE për iniciativën e “Ballkanit të Hapur”: Inkurajoni rajonin të na bashkohet

Rama kërkon mbështetjen e BE për iniciativën e “Ballkanit të Hapur”: Inkurajoni rajonin të na bashkohet

Kryeministri shqiptar Edi Rama kërkon nga Bashkimi Europian mbështetjen për iniciativën Open Balkan. Nëpërmjet një editoriali në edicionin europian të gazetës “Politico”, kreu i qeverisë kërkon nga Unioni që të bindë vendet e rajonit të marrin pjesë në këtë iniciativë, si një mënyrë që do të çonte përpara të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të shkojë në BE, atëherë Bashkimi Europian mund të shkojë drejt Ballkanit Perëndimor. Këtë sugjerim ka për unionin kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet një editoriali në edicionin europian të gazetës “Politico”, insiston që Brukseli zyrtar të mbështesë inisciativën Open Balkan.


“Bashkimi Europian mund të ndërmarrë hapa praktikë, që ne të implementojmë dhe më shpejt katër liritë e unionit:  lëvizjen e të mirave, kapitaleve, shërbimeve dhe njerëzve në tre vendet tona, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. Këtë duhet ta bëjmë të gjitha në vendet e Ballkanit Perëndimor, nëse do t’i bashkohemi tregut të përbashkët dhe nëse e bëjmë këtë, sipas Bankës Botërore mund të rrisim me 10% GDP-në e secilit prej vendeve. Këtë iniciativë të tre ne e kemi quajtur “Ballkani i Hapur”, shkruan Rama.

Përveç Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, vendet e tjera të rajonit e kanë parë me skepticizëm këtë nismë, ndaj dhe Rama insiston që shtysa të vijë nga vetë Europa: “Kjo ide çon përpara agjendën që është përsëritur që nga Selaniku në 2004-n dhe që krijon një formë të prekshme të Procesit të Berlinit, të inicuar në 2014-n. Ne vijojmë t’i mbështesim dhe të marrim pjesë në të dyja proceset, por nuk duam që të presim derisa të tjerët të thonë që janë gati. Shpresojmë që Bashkimi Europian dhe partnerët tanë të tjerë në Londër dhe Uashington të na bashkohen dhe të inkurajojnë të tjerët në rajon që gjithashtu të lëvizin përpara. Kështu, ndërtojmë mbështetjen dhe tregojmë që jemi më pranë Europës”.

Sipas Ramës, me mbështetjen ndaj Open Balkan, Bashkimi Europian do të tregonte se e ka seriozisht me Procesin e Berlinit dhe me integrimin e Ballkanit Europian brenda unionit./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori