LAJMI I FUNDIT:

Rama: Ka shumë pikëpyetje pse Merkel e Haradinaj nuk dolën para gazetarëve, Samiti i Parisit është vënë në dilemë (Video)

Rama: Ka shumë pikëpyetje pse Merkel e Haradinaj nuk dolën para gazetarëve, Samiti i Parisit është vënë në dilemë (Video)

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, Fidan Rama, ka thënë se mos lëvizja e palës kosovare ka vënë në dilemë nëse do të mbahet apo jo Samiti i Parisit.

Rama, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka dilemë që takimi Haradinaj-Merkel ishte i rëndësishëm por janë disa detaje që lënë dyshime që zonja Merkel kishte një zor politik që ka ftuar zotin Haradinaj në Berlin.


“Çështjet teknike nuk kanë të bëjnë vetëm me shtrimin e tepihut sepse Merkel atë e bën për çdo lider, por prezenca e munguar para gazetarëve dhe forma e injorimit përmes një komunikate etj., tregon se takimi ka dashur të japë një mesazh për Kosovën se Gjermania është e interesuar për të çuar përpara dialogun por njëkohësisht ka qenë mesazh për Haradinajn që duhet ndoshta të jetë më bashkëpunues për t’i kryer disa punë, përpara se t’ia jap edhe një mundësi që të prezantohet para mediave ashtu si e ka bërë Merkel me Edi Ramën apo liderët tjerë. Kujtojmë, nëse nuk gaboj, edhe me Isa Mustafën e ka bërë së paku një deklarim para mediave”.

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini ka thënë se mosdalja e përbashkët në opinion lë shumë çështje të paqarta se çfarë konkretisht Merkel ka dhënë porosi.

“Është e pamundur që të përmendet taksa e Merkel të mos kërkojë largimin e saj. Nuk mundet Merkel të pyesë ‘si është puna me taksën’ sepse e dimë. Jam i sigurt se ajo i ka kërkuar largimin e taksës, por çfarë i ka thënë Haradinaj, ky është diskutimi. Nëse ka refuzuar largimin e taksës atëherë vihet në dilemë takimi i Parisit, sepse në esencë asgjë nuk ka ndryshuar që nga prilli”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Rama ka thënë se Merkel e Macron nuk janë të interesuar që të mbledhin liderët sa për një fotografi e të pinë ndonjë gotë mes vete.

“Prandaj Takimi i Parisit është në dilemë sepse asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim”, tha ndër të tjera Fidan Rama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori